I dha lamtumirën Camp Nou-t, Gerard Pique në lot: Kam lindur këtu dhe do të vdes këtu

Të enjten 35-vjeçari Gerard Pique njoftoi se do t’i jepte fund karrierës së tij të famshme futbollistike dhe mbrëmjen e djeshme e konfirmoi zyrtarisht duke u larguar nga stadiumi Camp Nou në minutën e 83-të të ndeshjes mes Barcelonës dhe Almerias.

Gerard Pique shpërtheu në lot pasi u zëvendësua në ndeshjen e tij të fundit si lojtar për klubin katalanas.
Pique fillimisht përqafoi gjyqtarin përpara se shokët e tij të skuadrës të vraponin drejt tij. Mbrojtësi qendror i dorëzoi shiritin e kapitenit Frenkie de Jong dhe përqafoi bashkëlojtarin e vjetër Jordi Alba.

https://youtu.be/zD3WkmcaF6o


Ndërsa largohej nga fusha, ai përshëndeti me dorë çdo tribunë ndërsa tifozët brohorisnin emrin e tij dhe në qendër të fushës shkruhej “Sempre” (përgjithmonë).

Lamtumira e Pique u shoqërua me fitoren 2-0 të Barcelonës ndaj Almerias, me golat e shënuar nga Dembele dhe de Jong.

Duhet theksuar se në minutën e shtatë të ndeshjes së mbrëmshme është akorduar një penallti për Barcelonën. Pasi i gjithë stadiumi brohoriti emrin e Piques, Lewandowski ofroi të gjuante, por spanjolli refuzoi.

https://twitter.com/i/status/1589012586829578240
Go to TOP