Nënkryetari i Prishtinës: Në fund të nëntorit pritet të hapet parkingu nëntokësor

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se parkingu nëntokësor i kryeqytetit do të hapet nga fundi i nëntorit.

Në Ju Flet Prishtina të Klan Kosovës, ai ka theksuar se kanë bërë disa ndryshime në pjesën sipërfaqësore të parkingut, pasi dëshirojnë që të ketë më shumë gjelbërim.

“Parkingu nëntokësor është pothuajse i përfunduar në pjesën nëntokësore të parkingut, ku do të parkohen veturat. Puna aktuale që është duke u bërë gjatë muajit nëntor është kryesisht në pjesën e sipërfaqes, do të thotë mbi”.

“Sepse kryetari Përparim Rama ka ndryshuar në masë të madhe dizajnin e pjesës së sipërfaqes. Me këtë vendimin e fundit, do të ketë më shumë gjelbërim, kemi insistuar që të ketë më shumë gjelbërim në pjesën sipërfaqësore. Andaj, kjo edhe e ka shtyrë afatin e punëve pak, do të punohet në mbjellje të drunjve, dhe në fund të nëntorit sipas të gjitha gjasave do të hapet parkingu”, ka thënë Zogaj, njofton Klankosova.tv.

Go to TOP