Lansohet projekti i veçantë i Liri Tahirit, i titulluar ‘Hopa’
Ka qenë çdoherë selektiv në projekte muzikore.
Liri Tahiri ka lansuar sonte projektin e tij muzikor, të titulluar ‘Hopa’.
Kënga është producim i Came Beats, me tekst dhe me melodi të Bucit dhe Lirit, kurse, regjistrimi i projektit bashkë me miksim e masterizim u bë nga TikTak Music.
‘Hopa’ u finalizua edhe me klip nga Gorkem Ekici Films, i cili në vete ka personazhe me prejardhje aziatike, i xhiruar në Shangai, çka edhe e bën akoma më unik këtë projekt muzikor.

