Strehimi i njerëzve brenda një stacioni të metrosë në Kiev, përleshjet e aktivistëve mjedisorë me policinë në Novi Sad dhe pamje nga Mavrova në Maqedoninë e Veriut janë disa nga ngjarjet që kanë ndodhur javën që lamë pas.
1Një avion luftarak rus fluturon mbi një kryqëzim hekurudhor të përfshirë nga zjarri, pas bombardimeve të fundit në qytetin Shakhtarsk, afër Donjeckut, në Ukrainën e kontrolluar nga Rusia.2Një statujë luani e ndërtuar nga kube lego u zbulua në urën e Pestit, e cila përshkon Danubin midis Budës dhe Pestit, në Budapest më 27 tetor. Statuja peshon rreth tre tonë dhe për ndërtimin e saj u deshën 850.000 kube dhe 28 ditë punë.3Një çift i moshuar përqafohen me njëri-tjetrin. Ata janë ulur në një stol në qytetin e Bakmutit në rajonin Donjeckut të Ukrainës lindore. Ky qytet, i njohur për minierat e kripës dhe vreshtat, është sulmuar prej muajsh nga forcat ruse. 4Një grua pa shami në kokë qëndron në majë të një automjeti, derisa mijëra iranianë janë rrugës drejt vendit ku është varrosur Mahsa Amini. Turma njerëzish u mblodhën më 26 tetor për të shënuar 40 ditë prej kur ajo vdiq në paraburgim në Teheran. Policia e moralit e arrestoi nën dyshimet për shkelje të rregullave të hixhabit.5Artistët nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit në Tbilisi performojnë në kryeqytetin gjeorgjian. 6Dielli perëndon pas kupolës së Katedrales së Krishtit Shpëtimtar në qendër të Moskës.
7Një grua ha darkë nën dritën e qirinjve, për shkak të masave të kursimit të rrymës në kryeqytetin moldav, Kishinau. 8Një anëtar i Gardës Kombëtare të Ukrainës qëllon me mortaja përgjatë vijës së frontit në rajonin e Harkivit.9Një eklips i pjesshëm diellor është kapur nga të rinjtë që kërcejnë në një trampolinë në periferi të Lahores në Pakistan, më 25 tetor.10Një ushtare e EUFOR-it (Forcës Evropiane) merr pjesë në një stërvitje ushtarake në bazën Butmir në Sarajevë.11Një këmbësore kalon pranë një billbordi në një nga rrugët e Moskës – ku shihen ushtarë rusë dhe në slogan thuhet: “Ushtria e Rusisë – Ushtria e Profesionistëve”.12Një grua ushqen një fazan në kopshtin zoologjik në Mykolayiv në Ukrainën lindore. Nëntë raketa goditën zonën e kopshtit zoologjik në fillim të luftës. Tani kopshti zoologjik është i hapur vetëm gjatë fundjavave.13Një ushtar rregullon kapelën e tij gjatë shënimit të Ditës së Ushtrisë së Rumanisë në Bukuresht.14Njerëzit strehohen brenda një stacioni të metrosë në Kiev – gjatë një sulmi me raketa ruse në kryeqytetin ukrainas.15Pamje e një eklipsi të pjesshëm diellor në Budapest, Hungari.16Aktivistët mjedisorë përleshen me policinë, derisa protestojnë kundër ndërtimit të një ure të re mbi lumin Danub në Novi Sad.17Një makinë kalon përmes një pylli me llojllojshmëri drunjsh e ngjyrash mahnitëse vjeshte. Mavrovë, Maqedonia e Veriut.
18Policia ruse dhe ushtarët e Gardës Kombëtare patrullojnë Sheshin e Kuq të Moskës, si pjesë e masave të përforcimit të sigurisë.