Çerdhja në Greme të Ferizajt që pesë vite jashtë funksionit

Në vitin 2017 ishte paraparë të shërbente si çerdhe. Por, që nga ajo kohë, ky institucion arsimor në Greme të Ferizajt, ende nuk është funksionalizuar.

Përkundër që banorët hezituan të flasin para kamerës, prapa saj bëjnë me dije se e kanë tejet të nevojshme funksionalizimin e saj, marrë parasysh që në këtë fshat jetojnë mbi 10 mijë banorë.

Ndërkohë, nga opozita në Ferizaj, akuzojnë direkt qeverisjet e kaluara për neglizhencë të çështjes.

Por, arsyetim tjetër kanë nga udhëheqja aktuale në Ferizaj.

Sipas Llabjanit, kjo çështje pritet të zgjidhet vitin e ardhshëm. Për krejt këtë situatë, nga Ministria e Arsimit nuk kanë kthyer përgjigje televizionit tash e katër ditë.

Go to TOP