Arian Konomi: Unë i tregova Albin Kurtit për ekzistencën e UÇK-së
Gazetari dhe analisti tani i ‘Për’puthen’, Arjan Konomi ka folur për kohën e paraluftës kur ishte në Kosovë, saktësisht për protestat e studentëve që po mbaheshin atë kohë kundër agresionit serb.
Konomi ka treguar takimin me kryeministrin aktual, Albin Kurti, dhe me celulat e para të UÇK-së në Drenicë.
“Ishte Fadil Ismaili që më kishte gjetur në Stacionin e Autobusëve dhe nuk më la, bujta atë natë tek familja e tij. Ai pastaj më krijoi kontaktin që unë do të takoja Albin Kurtin. Me Albinin u takuam. Ai ishte personi që së bashku me Bujar Dugollin po drejtonin protestat dhe iu thash atyre që duhet të gjej UÇK’në. Natyrisht, ata nuk kishin idenë shumë të UÇK’së dhe më pas, pastaj kur erdha nga Drenica, Albin Kurtit dhe Bujar Dugollit u tregoja unë për UÇK’në, për Drenicën, për Llaushën, për Rezallën”, tha Konomi në emisionin ‘Kojshia Show.
Shikojeni nga minuta e 27-të:
