Rama publikon sërish shifra për udhëtimet: Neveri për gjobaxhinjtë e ekraneve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish këtë të shtunë në lidhje me akuzat për udhëtimet e tij jashtë vendit me avion që sipas kryedemokratit, Sali Berisha shkojnë deri në 22 milionë euro.

“Si të mos ndjesh neveri për rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve, përhapës gënjeshtrash e shpifjesh, katranë me bojë që tallen me publikun! Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë 2012 226.893Lek të reja 2020 193.331Lek të reja”, shprehet ai.

“Pra në 2 vite e 9 muaj të përdorimit të avionin promocional Albania me një marrëveshje të favorshme me Air Albanian, udhëtimet e mia u kanë kushtuar taksapaguesve mesatarisht më pak se gjysma e shpifarakut më të ulët në historinë e Shqipërisë, kur fatkeqësisht ishte kryeministër”, shkruan me tej Rama në një postim në Twitter.

Go to TOP