Arrestohet një bandit i rrezikshëm shqiptar në Greqi, i arratisur muaj më parë
Një kriminel i rrezikshëm shqiptar 25-vjeç, i cili ishte arratisur muaj më parë në Shqipëri, duke menduar se krimet e tij ishin harruar në Greqi, u kthye përsëri në Greqi, ilegalisht, nga një pikë kufitare me ndihmën e tre bashkëpunëtorëve të tij, dy grekë përkatësisht 25 dhe 28 vjeç dhe një 25 vjeçari shqiptar, i cili ndodhej ilegalisht në Greqi.
Të katërt kanë arritur të lëvizin me makinën e tyre pa u vënë re, nga kufiri për në Plataria Thesprotia, por aty janë pikasur nga policia greke dhe janë arrestuar.
Ndaj 25-vjeçarit kriminal shqiptar pritet një urdhër-arresti nga Hetuesia e 9-të Speciale e Athinës për krijimin dhe anëtarësimin në një organizatë kriminale për kryerjen e vjedhjeve dhe grabitjeve me rastin e rëndë të armëmbajtjes, grabitjes dhe vjedhjes së bashku në seri dhe armëmbajtje pa leje.
Të arrestuarit do të dërgohen në Prokurorinë Publike Thesproti, ndërsa makina e tyre është sekuestruar nga Nëndrejtoria e Sigurimit të Igumenicës e cila po kryen hetimet paraprake.
Më pas, 25-vjeçari do të transferohet në Athinë për t’iu përgjigjur drejtësisë për shkeljet ndaj tij.
Prev Post
Elon Musk blen Twitter-in
