PSRK i reagon IKD-së për raportin për Prokurorinë: Tentim të njolloset puna e prokurorëve për qëllim të kujtdoqoftë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka reaguar sërish ndaj një publikimi të Institutit të Kosovës për Drejtësi të titulluar “Performanca e sistemit të drejtësisë në trajtimin e krimeve serioze”. Ky reagim vjen pas disa reagimeve dhe kundër-reagimeve midis Prokurorisë dhe IKD-së sa i përket gjetjeve të këtij raporti.

Në reagimin e PSRK-së thuhet se rasti të cilit i referohet raporti i IKD-së, Gjykata e Apelit ka marrë një vendim.

“Gjykata e Apelit e Kosovës ka marrë Aktvendimin APS.nr.13/2022, me të cilin “APROVOHET si e bazuar ankesa e Prokurorisë Speciale në Prishtinë, ashtu që Anulohet Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, PS.nr.48/2021, i datës 14.01.2021 dhe çështja penale kthehet në rigjykim dhe vendosje”.” thuhet në reagimin e Prokurorisë.

Prokuroria thotë se raporti i publikuar nga IKD-ja ka nxjerrë përfundime mbështetur në një raport gjyqësor që nuk ishte i formës së prerë dhe sipas tyre, raporti i refruar në emër të prokurorit Blerim Isufaj ka ndikuar në dëmtimin e integritetit profesional të këtij të fundit dhe se IKD-ja nuk i kishte marrë për bazë sqarimet dhe kompentet e PSRK-së.

“Lidhur me këtë çështje penale, IKD-ja kishte publikuar një raport me të cilin kishte nxjerrë përfundime mbështetur në një vendim gjyqësor, i cili nuk ishte i formës së prerë dhe për më tepër, ky raport i referohet me emër Prokurorit Blerim Isufaj, duke ndikuar në dëmtimin e integritetit profesional, por jo vetëm, edhe përkundër faktit se PSRK-ja kishte dhënë komentet e nevojshme, të cilat e pasqyrojnë gjendjen e plotë dhe të saktë për këtë rast dhe që e bëjnë të paqëndrueshëm konstatimin e këtij raporti.”, thuhet në reagimin e PSRK-së.

Raportin të cilin i referohen PSRK-ja mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

Prokuroria në reagim thotë se IKD-ja ka publikuar raportin me përmbajtje të njëjtë dhe nuk ka prezantuar komentins sqarues të PSRK-së.

“Lidhur me këtë, PSRK-ja, përmes një reagimi më 9 shtator 2022, ka informuar opinionin publik për veprimet procedurale që janë ndërmarrë nga prokuroria lidhur me këtë rast dhe njofton se “PSRK-ja sqaron edhe një herë opinionin se ka aktvendim për fillim të hetimeve, përkatësisht aktvendim për zgjerim të hetimeve për të gjithë të pandehurit e përfshirë në këtë rast, i cili është duke u trajtuar me ankesë në shkallë të dytë” dhe se raportimi nga IKD-ja “është i pasaktë dhe nuk qëndron.”,”, thuhet në reagimin e PSRK-së.

Reagimin e datës 9 shtator për të cilin flet PSRK-ja mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

Pas kësaj, IKD-ja kishte bërë një kundër-reagim me anë të të cilit, siç thuhet në reagimin e Prokurorisë, IKD-ja pranon faktin se PSRK-ja ka dhënë sqarime, por insistohet se nuk janë dhënë përgjigje lidhur me çështen kruciale.

“Ndaj këtij reagimi, më 9 shtator, IKD-ja ka bërë një kundër-reagim, me anë të të cilit pranon faktin se PSRK-ja i ka dhënë sqarime për rastin, por insiston se PSRK-ja: “Por, nuk kanë dhënë përgjigje lidhur me çështjen kruciale për këtë çështje: vendimin e gjykatës që konstaton se në rastin konkret nuk është nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve”, duke mos përmendur faktin se PSRK-ja, ka theksuar se nuk komenton vendimet gjyqësore, të cilat nuk janë të formës së prerë dhe vazhdon se: “Ky reagim i PSRK paraqet tendencë për të krijuar amulli në këtë rast duke mbuluar faktet” dhe i “rikujton PSRK-së se nuk është ajo kompetentja për të përcaktuar politikat hulumtuese dhe redaktoriale të shoqërisë civile dhe mediave”.”, thuhet në reagimin e PSRK-së.

Kundër-reagimin e IKD-së për të cilin flet PSRK-ja mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

Sipas PSRK-së, situata të cilës i referohet IKD-ja është sqaruar me vendimin e Gjykatës së Apelit.

“Kjo situatë është sqaruar me vendimin e Gjykatës së Apelit, të theksuar më lart, sipas të cilit: “duke qenë se kjo çështje penale ishte e përbashkët në procedurë të hetimeve, ku kishte pasur zgjerim të hetimeve, fakti se provat që janë mbledhur në hetime kanë determinuar dyshimet ndaj të akuzuarit A.N. se ai kishte vepruar në grup në raport me të akuzuarit ndaj të cilëve ishte filluar dhe zgjeruar hetimi qysh më parë, e me rastin e zgjerimit të hetimeve rrjedh se edhe ndaj të dyshuarit A.N. ishin zhvilluar hetimet për veprën penale të pjesëmarrjes apo i organizimit të grupit kriminal, andaj kjo nuk përbën mungesë të hetimeve për kolegjin e gjykatës së Apelit”.”, thotë PSRK-ja.

Më tutje, në reagimin e PSRK-së thuhet se nuk e paragjykojnë rastin pasi i njëjti është ende në fazën e hetimit, por theksojnë se vendimi: “i Gjykatës së Apelit, vërtetohet se pretendimet e PSRK-së ndaj raportit të IKD-së kanë qenë të drejta dhe plotësisht të arsyeshme, ndërsa pretendimet e raportit të IKD-së, ashtu siç është theksuar në reagimin e PSRK-së, të cilat iu referohen rasteve në mënyrë selektive dhe veçanërisht rasteve të cilat janë ende në proces gjyqësor, e aq më tepër kur nuk trajtojnë as argumentet kundërshtuese të paraqitura nga palët, në asnjë rrethanë nuk i shërbejnë hulumtimit dhe analizës profesionale të punës së institucioneve të drejtësisë, por vetëm dezinformimit dhe pasqyrimit të njëanshëm të çështjes, duke tentuar të njolloset puna e prokurorëve për interesa të kujtdoqoftë.

Në fund thuhet se reagimi i PSRK-së ndaj IKD-së nuk ka për synim të përcaktojë politikat hulumtuese dhe redaktoriale të mediave dhe shoqërisë civile, por ka për synim informimin e drejtë dhe të saktë të opinionit publik.

“PSRK-ja thekson se reagimi ndaj raportit të IKD-së nuk ka pasur dhe asnjëherë nuk do të ketë qëllim që të përcaktojë politikat hulumtuese dhe redaktoriale të shoqërisë civile dhe mediave, por ka pasur dhe gjithmonë do të ketë qëllim që të informojë drejt dhe saktë opinionin publik dhe të ndihmojë këdo që raporton për punën e prokurorisë që të mos publikojnë raporte që krijojnë amulli dhe dëmtojnë imazhin e prokurorisë dhe prokurorëve, të cilët përkundër sfidave të shumta po japin më të mirën prej tyre në funksion të sundimit të ligjit në Kosovë. Në fund, dëshirojmë të ritheksojmë se PSRK-ja mbetet e hapur për mediat dhe shoqërinë civile, të cilat i konsideron partnerë të fuqishëm në arritjen e qëllimit të përbashkët dhe i fton për një bashkëpunim më të ngushtë dhe të sinqertë për të prezantuar në mënyrë të drejtë punën e prokurorisë.”, thuhet në këtë reagim.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë dhe pa ndërhyrje reagimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës:

Prishtinë, 21 tetor 2022 – Pas disa reagimeve dhe kundër-reagimeve të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) dhe Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) lidhur me publikimin e raportit “Performanca e sistemit të drejtësisë në trajtimin e krimeve serioze”, i publikuar nga IKD-ja, me qëllim të sqarimit të plotë të çështjes dhe informimit të drejtë dhe të saktë të opinionit publik, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës jep sqarimin lidhur me këtë rast si më poshtë:

Gjykata e Apelit e Kosovës ka marrë Aktvendimin APS.nr.13/2022, me të cilin “APROVOHET si e bazuar ankesa e Prokurorisë Speciale në Prishtinë, ashtu që Anulohet Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, PS.nr.48/2021, i datës 14.01.2021 dhe çështja penale kthehet në rigjykim dhe vendosje”.

Lidhur me këtë çështje penale, IKD-ja kishte publikuar një raport me të cilin kishte nxjerrë përfundime mbështetur në një vendim gjyqësor, i cili nuk ishte i formës së prerë dhe për më tepër, ky raport i referohet me emër Prokurorit Blerim Isufaj, duke ndikuar në dëmtimin e integritetit profesional, por jo vetëm, edhe përkundër faktit se PSRK-ja kishte dhënë komentet e nevojshme, të cilat e pasqyrojnë gjendjen e plotë dhe të saktë për këtë rast dhe që e bëjnë të paqëndrueshëm konstatimin e këtij raporti.

Me gjithë këtë sqarim, IKD-ja publikon raportin me përmbajtje të njëjtë dhe fare nuk e prezanton komentin sqarues të PSRK-së për ta shoqëruar këtë raportim.

Lidhur me këtë, PSRK-ja, përmes një reagimi më 9 shtator 2022, ka informuar opinionin publik për veprimet procedurale që janë ndërmarrë nga prokuroria lidhur me këtë rast dhe njofton se “PSRK-ja sqaron edhe një herë opinionin se ka aktvendim për fillim të hetimeve, përkatësisht aktvendim për zgjerim të hetimeve për të gjithë të pandehurit e përfshirë në këtë rast, i cili është duke u trajtuar me ankesë në shkallë të dytë” dhe se raportimi nga IKD-ja “është i pasaktë dhe nuk qëndron”.

Ndaj këtij reagimi, më 9 shtator, IKD-ja ka bërë një kundër-reagim, me anë të të cilit pranon faktin se PSRK-ja i ka dhënë sqarime për rastin, por insiston se PSRK-ja: “Por, nuk kanë dhënë përgjigje lidhur me çështjen kruciale për këtë çështje: vendimin e gjykatës që konstaton se në rastin konkret nuk është nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve”, duke mos përmendur faktin se PSRK-ja, ka theksuar se nuk komenton vendimet gjyqësore, të cilat nuk janë të formës së prerë dhe vazhdon se: “Ky reagim i PSRK paraqet tendencë për të krijuar amulli në këtë rast duke mbuluar faktet” dhe i “rikujton PSRK-së se nuk është ajo kompetentja për të përcaktuar politikat hulumtuese dhe redaktoriale të shoqërisë civile dhe mediave”.

Kjo situatë është sqaruar me vendimin e Gjykatës së Apelit, të theksuar më lart, sipas të cilit: “duke qenë se kjo çështje penale ishte e përbashkët në procedurë të hetimeve, ku kishte pasur zgjerim të hetimeve, fakti se provat që janë mbledhur në hetime kanë determinuar dyshimet ndaj të akuzuarit A.N. se ai kishte vepruar në grup në raport me të akuzuarit ndaj të cilëve ishte filluar dhe zgjeruar hetimi qysh më parë, e me rastin e zgjerimit të hetimeve rrjedh se edhe ndaj të dyshuarit A.N. ishin zhvilluar hetimet për veprën penale të pjesëmarrjes apo i organizimit të grupit kriminal, andaj kjo nuk përbën mungesë të hetimeve për kolegjin e gjykatës së Apelit”.

PSRK-ja nuk e paragjykon këtë rast pasi që i njëjti është ende në fazën e gjykimit, megjithatë, nga ky vendim i Gjykatës së Apelit, vërtetohet se pretendimet e PSRK-së ndaj raportit të IKD-së kanë qenë të drejta dhe plotësisht të arsyeshme, ndërsa pretendimet e raportit të IKD-së, ashtu siç është theksuar në reagimin e PSRK-së, të cilat iu referohen rasteve në mënyrë selektive dhe veçanërisht rasteve të cilat janë ende në proces gjyqësor, e aq më tepër kur nuk trajtojnë as argumentet kundërshtuese të paraqitura nga palët, në asnjë rrethanë nuk i shërbejnë hulumtimit dhe analizës profesionale të punës së institucioneve të drejtësisë, por vetëm dezinformimit dhe pasqyrimit të njëanshëm të çështjes, duke tentuar të njolloset puna e prokurorëve për interesa të kujtdoqoftë.

PSRK-ja thekson se reagimi ndaj raportit të IKD-së nuk ka pasur dhe asnjëherë nuk do të ketë qëllim që të përcaktojë politikat hulumtuese dhe redaktoriale të shoqërisë civile dhe mediave, por ka pasur dhe gjithmonë do të ketë qëllim që të informojë drejt dhe saktë opinionin publik dhe të ndihmojë këdo që raporton për punën e prokurorisë që të mos publikojnë raporte që krijojnë amulli dhe dëmtojnë imazhin e prokurorisë dhe prokurorëve, të cilët përkundër sfidave të shumta po japin më të mirën prej tyre në funksion të sundimit të ligjit në Kosovë.

Në fund, dëshirojmë të ritheksojmë se PSRK-ja mbetet e hapur për mediat dhe shoqërinë civile, të cilat i konsideron partnerë të fuqishëm në arritjen e qëllimit të përbashkët dhe i fton për një bashkëpunim më të ngushtë dhe të sinqertë për të prezantuar në mënyrë të drejtë punën e prokurorisë.

Go to TOP