Meta: Rama shfrytëzoi mundësinë që iu dha, për t’i bërë pabesi vendit, Kosovës dhe çështjes kombëtare

Ilir Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka prerë në besë Shqipërinë, Kosovën dhe çështjen kombëtare, duke shfrytëzuar mundësitë që i janë dhënë për të drejtuar vendin.

Gjatë një konference për mediat, kryetari i Partisë së Lirisë e quajti “autogol” të Ramës ligjin e lustracionit të miratuar një natë më parë. “Pa asnjë diskutim do t’i kushtojë shumë. Por ai ka gjëra edhe shumë më të kushtueshme sesa ky, me të cilat do të përballet. Njëkohësisht, emri i Partisë së Lirisë e tmerron, i prish gjumin, sepse e di që në çdo rast fundi i tij është ai që ka menduar t’ua bëjë të tjerëve, atyre që vetëm i kanë dhënë mundësi për të bërë diçka të mirë për këtë vend dhe që ai e ka shfrytëzuar duke shkatërruar me pabesi, ndaj atyre që i kanë dhënë këtë mundësi, përfshirë edhe vetë PS që e ka katandisur në gjendje të mjeruar, dhe pabesitë më të mëdha që i ka bërë vendit, Kosovës dhe çështjes kombëtare”, tha Meta.
Meta tha se nuk e kishte ndjekur votimin në Kuvend. “Për çështjen e ligjit që bënë mbrëmë, “u mbars mali dhe polli një mi”, thotë populli. Kam qenë në një festë familjare të një mikut tim dhe meqë nuk i dalin ato dy breshkat, uroj që miu ta ndihmojë për t’i përmirësuar frymëmarrjen për betejat që ka përpara”, tha ish-presidenti.

Go to TOP