Kosova merr pjesë për herën e parë në konferencën më të rëndësishme për klimën
Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli ka njoftuar se Kosova për herë të parë do të marr pjesë fizikisht në konferencën më të rëndësishme në botë për klimën.
“Me përkrahjen dhe kontributin e pakursyer të Gjermanisë bashkë me Ministrin e Mjedisit z. Liburn Aliu do të marrim pjesë dhe do të lobojmë që Kosova të fitoj qasjen në fonde të UNFCCC.”, ka shkruar ajo.
“UN Climate Change Conference (COP27) këtë vit do të mbahet në Egjipt.
Kosovës akoma i mohohet e drejta e negocimit për një klimë të përbashkët dhe akoma nuk ka qasje fonde e mekanizma të UNFCCC.
Vitin e kaluar Komisioni për Mjedis mori pjesë në njërin nga panelet në COP26 përmes Zoom”.


