Pas të shtënave në një aheng familjar, policia konfiskon një armë në Mitrovicë
Policia e Kosovës, ka njoftuar se pas raportimeve për të shtëna me armë, është identifikuar vendi ku në një aheng familjar ishin dëgjuar këto të shtëna, dhe se në cilësi të provave materiale është sekuestruar një pistole dhe shtatë gëzhoja.
Në njoftimin e PK-së po ashtu shtohet se, personi A.A 65 vjeçar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë, është intervistuar.
Pas intervistimit i njëjti, me urdhër të prokurorit të rastit, është liruar në procedurë të rregullt dhe se ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve” dhe ,,Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm’’.
Njoftimi i plotë:
Në një aheng familjar konfiskohet një armë
Mitrovicë, 17 tetor 2022
Mbrëmë rreth orës 22:00, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë është raportuar për të shtëna me armë zjarri.
Me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime policore, ku pas një kohe në fshatin Kovaqicë të Mitrovicës, është identifikuar vendi ku në një aheng familjar ishin dëgjuar të shtënat, në cilësi të provave materiale është sekuestruar një pistole dhe shtatë gëzhoja.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar A .A., 65 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet se ka shtënë me armë.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve” dhe ,,Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm’’.


