Tri komisione parlamentare mblidhen sot, ja çfarë pritet të shqyrtohet

Tri komisione parlamentare do të mblidhen të martën në Kuvendin e Kosovës.
Sot do të mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropian, Komisionit për Arsim dhe ai për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Dy komisionet e para do të mbahen në orën 10:00, ndërsa ai i fundit në ora 11:00.

Më poshtë mund të shihni agjendën se çfarë do të shqyrtohet:

10:00
Komisioni për Integrim Evropian mban tryezë me temën: “Agjenda Evropiane 2022”. Marrin pjesë: Jörn Rohde ambasador i Gjermanisë; Pavel Bílek ambasador Çekisë; Tomash Szunyog shef i Zyrës së BE-së, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)

10:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport formon grupin punues për shqyrtimin e Projektligjit për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

11:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit të pasqyrave financiare të Telekomit të Kosovës, për vitin 2021 me Burbuqe Hana etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302).

Go to TOP