Schwarz udhëton për në SHBA, do të përfaqësojë Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të përfaqësojë Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Kështu ka bërë të ditur MPJD në një konferencë për media.

Aty thuhet se Gërvalla do t’i paraqesë të arriturat e Kosovës.

Ky është njoftimi:

NJOFTIM PËR MEDIA

Prishtinë, 17 tetor

Ministrja Donika Gërvalla merr pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, është nisur për Nju Jork, ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, gjatë së cilës do të shqyrtohet raporti periodik i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për Kosovën.

Gjatë këtij takimi, ministrja Gërvalla do t’i paraqesë të arriturat e Republikës së Kosovës, sfidat me të cilat përballet, sukseset në fushën e ekonomisë dhe sundimit të ligjit, reformat në fusha të ndryshme si dhe perspektivën e vendit.

Seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të mbahet të martën, më 18 tetor, duke nisur nga ora 15:00 (21:00 sipas orës lokale në Kosovë).

Go to TOP