Arrestohet 21 vjeçari në flagrancë, kjo është vepra për të cilën dyshohet
Policia e Kosovës ka arrestuar një 21 vjeçar me inicialet F.K në flagrancë, pasi që dyshohet për vjedhje të rëndë.
Arrestimi ka ndodhur në fshatin Nekovc të Drenasit.
Sipas policisë, i dyshuari kishte depërtuar brenda një shtëpie, por, që u arrestua nga njësitë policiore.
Pas intervistimit u dërgua në mbajtje.
“Mbrëmë rreth orës 18:00, nga zyrtarët policor të stacionit Drenasit, në fshatin Nekovc, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë.
Personi i dyshuar i cili me forcë kishte depërtuar brenda një shtëpie, është arrestuar në flagrancë, nga ana e policisë. Pas përfundimit të procedurave rë nevojshme policore me vendim të prokurorit, personi i dyshuar F.K, mashkull 21 vjeç, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.


