Edhe dy gazetarë ukrainas mbërrijnë në Kosovë

Edhe dy gazetarë tjerë ukrainas kanë ardhur në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari.

“Krenare me shtetin tim”, ka shkruar ajo në Facebook.

Kosova e ka të hapur mundësinë për gazetarët ukrainas që të qëndrojnë në Kosovë e ta vazhdojnë vendin e punës në distancë.

Kjo pasi Ukraina gjendet në luftë që nga 24 shkurti për shkak të përpjekjes ruse për ta pushtuar. 

Go to TOP