Shqipëri: Një viktimë dhe nëntë raste të reja me COVID në 24 orët e fundit

Një viktimë dhe nëntë raste të reja me COVID-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se virusit nuk ka mundur t’i mbijetojë një 87-vjeçar, nga Tirana.

Janë shëruar edhe 11 qytetarë, duke e çuar kështu numrin e të shëruarve në 327 mijë e 428 që nga fillimi i pandemisë.

339 raste aktive janë në të gjithë vendin.

Go to TOP