Që prej pushtimit nga Rusia në shkurt, ngjyrat kaltër dhe verdhë të flamurit ukrainas janë projektuar dhe pikturuar në objekte të famshme nëpër botë.
1Një autobus i pikturuar me ngjyrat e flamurit të Ukrainës në qytetin lindor ukrainas Kramatorsk, më 3 tetor.2Syri i Londrës, i ndriçuar kaltër dhe verdhë, për të shënuar përvjetorin e tridhjetë të pavarësisë së Ukrainës, më 24 gusht.3Monumenti i kohës sovjetike, Mëmëdheu, në Kiev, i ndriçuar me ngjyrat e flamurit ukrainas, më 24 gusht.4Një punonjës duke shlyer ngjyrat e flamurit ukrainas nga një top dekorues graniti në Jekaterinburg, Rusi, më 11 gusht.5Një gardh afër objektit të Ambasadës së Rusisë në Uashington, SHBA, më 5 korrik.6Kulla e Eiffelit në Paris, Francë, e ndriçuar në solidaritet me Ukrainën, më 9 maj.7Porta e Brandenburgut, në Berlin, Gjermani, e ndriçuar me ngjyrat ukrainase, më 9 maj.8Kullat ftohëse të centralit energjetik Drax, në Angli, më 1 prill.9Një çift duke ecur pranë një murali në Barcelonë, Spanjë, më 9 maj.10Flamuri ukrainas i projektuar mbi akull, para ndeshjes së hokejit ndërmjet Calgary Flames dhe Edmonton Oilers, në Kalgari, Kanada, më 7 mars.11Një polic dhe një luan prej bronzi duke bërë rojë para parlamentit spanjoll, në Madrid, më 1 mars.12Një burrë duke ecur para një muri të porsalyer në Vjenë, më 1 mars. Muri ndodhet pranë një memoriali (në të djathtë) për ushtarët sovjetikë, të cilët larguan forcat naziste nga kryeqyteti austriak gjatë Luftës së Dytë Botërore.13Ndërtesa e Qeverisë së Metropolit të Tokios, në Japoni, e ndriçuar me ngjyrat e flamurit kombëtar ukrainas, më 1 mars.14Një ish-hotel i braktisur në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinjev, më 27 shkurt. Mbishkrimi sipër ndërtesës thotë “Jo luftës”.15Të rinjtë duke ngjyrosur figura që paraqesin ushtarë sovjetikë, në një park në qendër të Sofjes, në Bullgari, më 27 shkurt.16Ukrainas të grumbulluar afër objektit të Komunës së Lisbonës, në Portugali, më 24 shkurt, ditën kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.17Objekti i Komunës së Sarajevës, kryeqyteti i Bosnjës dhe Hercegovinës, i ndriçuar kaltër e verdhë në mbrëmjen e 24 shkurtit.