Hidhet shorti në Ligën e Kampionëve – Vllaznia në grup me Realin, Chelsea dhe PSG

Sot është hedhur shorti për grupet në Ligën e Kampionëve, për konkurrencën e femrave.
Vllaznia e Shkodrës ka hyrë në histori, pasi janë ekipi i parë shqiptar në konkurrencën e femrave që marrin pjesë në garat evropiane.

Ndërsa, sot në Nion të Zvicrës vajzat kanë mësuar edhe kundërshtarët e tyre.

Real Madridi, Paris Saint Germain dhe Chelsea janë klubet me të cilat Vllaznia do përballet.

Një grup i vështirë për shkodranet.

Më poshtë i gjeni të gjitha grupet e tjera:

Go to TOP