Sot nënshkruhet kontrata, satelitët Albania 1 & Albania 2 së shpejti në hapësirë
Sot nënshkruhet kontrata e Shërbimit Satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Marrëveshja mes Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe Operatorit ‘Satellogic USA Inc”.
“Sot do nënshkruhet kontrata e shërbimit satelitor në fushën e mbrojtës dhe teknologjisë. Kontrata ka vlerën 6 milionë dollarë. Konstiton në përdorimin e dy satelitëve për monitorimin e territorit të Shqipërisë, si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë. Shqipëria do të ketë akses të dedikuar në dy satelitët që pritet t’i bashkohen flotës. Satelitët do të quhen Albania 1 dhe 2. Kjo do ti mundësojë Shqipërisë marrjen e imazheve satelitore”, tha ministri Niko Peleshi.
