Një shpërthim i madh në qytetin Mersin të Turqisë – dyshohet për një sulm terrorist

Një sulm i dyshuar terrorist ka ndodhur në qytetin Mersin të Turqisë me një shpërthim të madh dhe ku janë dëgjuar të shtëna armësh.

Sipas mediave të huaja, shpërthimi ka ndodhur mbrëmjen e së hënës (26 shtatorit), në qytetin e Mersin në jug të Turqisë dhe besohet se është vepër e terroristëve.

Raportet e pakonfirmuara thanë shënjestër ka qenë një zonë ku strehohej forca policore.

Sipas dëshmitarëve okularë, një makinë bombë shpërtheu pranë hyrjes së ndërtesës së komisariatit.

https://twitter.com/BNNBreaking/status/1574556951022665729?s=20&t=93FagPuJx8qpT5cW6yLUpQ

Shërbimet e urgjencës kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa raportohet për viktima. Se kush qëndron pas sulmit ende nuk dihet.

https://twitter.com/OriginallyECS/status/1574499357747036194?s=20&t=CxwUG2HQPvXLg6GSsseJdA

Zhurmat e armëve u raportuan edhe nga disa dëshmitarë okularë në internet, me burime të mediave lokale që pohojnë gjithashtu se të paktën dy policë u plagosën nga të shtënat me armë dhe se dy nga sulmuesit e dyshuar u vranë dhe një u kap i gjallë.

Imazhet e pa verifikuara në mediat sociale pretendojnë se tregojnë forcat e sigurisë duke mbajtur një nga sulmuesit e supozuar. 

Go to TOP