Patriot Sejdiu arsyeton emrin e tij: Më parë e zgjedhja Kosovën sesa Suedinë

Futbollisti kosovar i Malmos, Patriot Sejdiu, i ka “shkelur syrin” kombëtares së Kosovës për një ftesë në ndeshjet e ardhshme.
22-vjeçari që tashmë po luan për skuadrën prestigjioze të Suedisë, Malmo, në një intervistë të dhënë së fundi për Expressen, ka thënë se do ta zgjedhte Kosovën para Suedisë.

“Nuk them jo nëse thërret Kombëtarja e Suedisë, por më mirë do të kisha zgjedhur Kosovën”, thotë 22-vjeçari.

Lojtari ka luajtur nga një lojë me grupmoshat e të dy kombëtareve, por, siç duket, zemra më shumë po i rrehë për mëmëdhenë.

Go to TOP