Familjeve në nevojë në Prishtinë u lehtësohet jeta, kryetari merr këtë vendim

Kryeqyteti ka bërë riorganizimin e shujtës së ngrohtë për familjet në nevojë, nëpërmjet së cilës është reduktuar koha e pritjes dhe shujtat do të shërbehen në kushte më të mira sanitare se më parë.

Këtë gjë e bëri të ditur Përparim Rama, kryetar i i Prishtinës, përmes Facebookut.
Çdo ditë prej orës 13:00, për qytetarët në nevojë do të shpërndahen 500 shujta në këto dy pika:

Qendra Kulturore Sociale e të Moshuarve – Aktash
Qendra Kulturore Sociale e të Moshuarve – Tophane

“Bashkë me Drejtoren e Mirëqenies Sociale, znj. Adelinë Sahiti, vizituam Qendrën Kulturore Sociale të të moshuarve në [📍] Lagjen Tophane, ku për pak kohë u bëmë pjesë e ekipit fantastik për përgatitjen e shujtave për servim” tha kryetari Rama.

Go to TOP