1000 euro për çdo fëmijë të lindur ofron biznesmeni Burim Piraj për punëtorët e tij!

Biznesmeni i mirënjohur Burim Piraj, sot gjatë ditës postoi ne faqen e tij zyrtare në Facebook se nga dita e sotme (10 Shtatori 2022), çdo të punësuari ne “Meka Halal Food” i cili do të ketë lindje të fëmijëve do ti jipet dhuratë nga vet kompania 1000 euro per çdo femijë të lindur.

E gjithë kjo sipas biznesmenit, po bëhet:

“Me Emër të Zotit

Në mënyrë që të kontribuojmë sadopak në rritjen e natalitetit në vend edhe pse ditë pushimi drejtori e ka marrë këtë vendim!”

Go to TOP