Patrullimi me varkë në Ujman, Sveçla publikon pamje të reja nga ajri
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka shpërndarë një video-incizim nga ajri të policisë së Kosovës duke patrulluar me varkë nëpër liqenin e Ujmanit.
Sveçla ka shkruar se Policia e Kosovës po patrullon në Ujman për shtrirjen e sundimit të ligjit dhe ruajtjen e integritetit territorial.
“Pamje gjatë patrullimit të Policisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit, në shtrirjen e sundimit të ligjit dhe ruajtjen e integritetit territorial”, ka shkruar Sveçla.
