Sot përurohet shkolla e re në Batllavë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, dhe ministrja e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, do ta përurojnë shkollën e re në Batllavë.
Kurti dhe Nagavci, po ashtu do të vëjnë gurthemelin e shkollës “Ilir Konushevci”, në fshatin Lluga të Podujevës. Ata do ta bëjnë përurimin e sallës së Edukatës Fizike, në këtë shkollë.

08:00 – Vendosja e gurthemelit të shkollës “Ilir Konushevci” në fshatin Lluga.

08:30 – Përurimi i Sallës së Edukatës Fizike të shkollës “Luigj Gurakuqi” në Batllavë.

09:00 – Përurimi i objektit të paraleles së ndarë të shkollës “Luigj Gurakuqi” në Batllavë.

Go to TOP