Dënohen me burgim tre zyrtarë policorë të Leposaviqit për keqpërdorim të detyrës
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve A.V-B, V.D dhe I.U për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 2 nën paragrafi 2.3 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Të akuzuarit A.V-B dhe V.D janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej dy (2) vite e gjashtë (6) muaj për secilin veç e veç, ndërsa koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 28.05.2019 deri me datë 24.04.2021, do të ju llogaritet në dënimin e shqiptuar.
I akuzuari I.U është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënimin me burg në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë muaj (15 muaj), në të cilën do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 28.05.2019 deri me datë 24.08.2020 .
Konform nenit 62 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës të akuzuarve A.V-B, V.D dhe I.U i është shqiptuar Dënim Plotësues Ndalim i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej tre viteve (3 viteve), pas mbajtjes së dënimit.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtën e ushtrimit të ankesës, në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Kosova.info/
