Tym në një banesë te Santea në Prishtinë, zjarrfikësitë thonë se kishte renovime
Qytetarët kanë raportuar se kanë parë duke dalë tym nga një banesë te Santea në Prishtinë.
Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se tymi ka dal pasi aty po bëheshin renovime.
Komandanti i Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra për Klankosova.tv u shpreh se tymi ka ardhur nga prerja e disa materialeve me të cilat po bëheshin renovimet.
“Në orën 18:15 kanë lajmëruar se po del tym nga një banesë te Santea në Prishtinë. Zjarrfikësit e kanë gjetur vendin dhe kanë parë se aty po bëheshin renovime dhe se nga prerja e materialeve, plastikeve ka dalë tym dhe disa aroma”, u shpreh ai.
