Ismajli pjesë e formacionit të muajit në top pesë ligat më të mira
Ardian Ismajli e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Serie A.
Ismajli është duke shkëlqyer me skuadrën e Empolit, derisa është shpërblyer me notën më të lartë në katër paraqitjet e para.
Sipas Sofascore, shqiptari ka notën më të lartë për ndeshjet e muajit gusht në top pesë kampionatet.
Në ekipin më të mirë për muajin gusht, është përfshirë edhe Lionel Messi, Neymar, Erling Haaland.

