Gjendet një mjet i pashpërthyer te Liqeni i Badovcit
Një mjet i pashpërthyer është gjetur afër Liqenit të Badovcit.
Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Sipas njoftimit të policisë, mjeti i pashpërthyer është hasur nga një person i cili ka qenë duke peshkuar tek Liqeni i Badovcit.
Pas njoftimit të policisë, njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e dyshuar nga vendi.
Njoftimi i plotë nga policia:
GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER/Liqeni i Badovcit, Graqanicë 27.08.2022-14:50 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjersa ai ishte duke gjuajtur peshk, në breg të liqenit ka vërejtur një mjet të pa shpërthyer. Njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes pa ndonjë incident.
