Rrahu gruan dhe vajzën – dëmtoi shtëpinë, arrestohet
Një person nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas dhe vajzës së tij. Për këtë akt ai është arrestuar.
Ngjarja ka ndodhur në ora 00:25, ka raportuar Policia e Kosovës përmes raportit ditor.
Pos dhunës fizike ndaj gruas dhe vajzës i dyshuari e ka dëmtuar edhe derën e një dhome.
Nga konstatimi që i është bërë ka rezultuar nën ndikim të alkoolit 1.01 promila.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prev Post
Reperja e njohur kosovare shtatzënë?
