Volejboll/Lista e të ftuarve te Kosova U20 për ndeshjet e Kampionatit Ballkanik

Trajneri, Blendi Haxhikadrija së bashku me stafin e tij, kanë vendosur për listën përfundimtare të të ftuarve për Kampionatin Ballkanik U20, i cili do të zhvillohet mes datave 6-10 shtator në Shqipëri.

Përgjatë dy ditëve të fundjavës, në grumbullimet seleksionuese morën pjesë një numër i kënaqshëm i lojtarëve, të cilët iu nënshtruan testeve fizike dhe parametrave antropometrik.

Kontigjenti i volejbollistëve të përzgjedhur gjatë kësaj jave do t’i vazhdojë përgatitjet në Gjakovë, ku do të stërviten intensivisht, para udhëtimit në Shqipëri.

Grumbullimi i parë mbahet qysh nesër, me fillim nga ora 12:00.

Gjeni listën e plotë të të ftuarve më poshtë:

Albi Macula

Eron Murseli

Erion Bajrami

Adonis Hyseni

Enes Shabani

Endrit Syla

Ervin Llazicani

Rinor Hazrolli

Erolind Kerqeli

Enes Haxha

Elis Taha

Erald Boshnjaku

Endi Zejna

Yll Salihu /Kosova.info/

Go to TOP