10 ditë afat, Barcelona rrezikon ta humbas Jules Kounde
Barcelona ka vetëm dhjetë ditë afat për të regjistruar firmosjen e re të Jules Kounde, ose mund ta shohë atë lirisht të largohet.
Spanjolli 23-vjeçar iu bashkua gjigantëve katalanas në fund të muajit të kaluar pasi Sevilla ra dakord për një transferim me vlerë deri në 46 milionë funtesh, transmeton Klankosova.tv.
Por situata e rrezikshme financiare e Barcelonës i ka bërë ata të luftojnë për të regjistruar nënshkrimet e tyre të reja.
Javën e kaluar, njerëzit e Xavi-t më në fund regjistruan katër nga blerjet e tyre të fundit në Robert Lewandoëski, Franck Kessie, Raphinha dhe Andreas Christensen.
Por Kounde nuk ishte përfshirë në atë grup dhe është detyruar të presë derisa Barça të përpiqet të mbledhë fonde.
Tani është konfirmuar se ai NUK do të ketë të drejtë të luajë kundër Real Sociedad të dielën në mbrëmje.
