S’ka asgjë nga dialogu, ngase Serbia më shumë e dëshiron autokracinë se sa demokracinë

Shkruan: Fadil MALOKU

1. Gjithë historia serbe e qenësimit na dëshmon se; prirja e tyre kolektive më shumë e duron qeverisjen autokratë se sa atë demokratike(shih sundimin nga koha e mbretërisë së nemanjiqêve…,sundimin e tyre nga serbët e kohës së perandorisë otomane; atë të mbretërisë pashiqëve SKS-ne,; atë komuniste me A. Rankoviqin, dhe tashmë me këtë Alksandër Vuqiçin). Pra një histori që dëshmon papjekuri, konformizëm e poltronizëm të skajshëm jo vetëm individual, por, edhe kolektiv. Edhe ngërçi dy dekadash që është krijuar midis Serbisë dhe Kosovës, dosido e dëshmon këtë traditë të joemancipimit politik po edhe konformizmin dhe poltronizmin nda sundimtarit të vetë…! Duket që përgjigjen më të thellë për këtë “pozionim” të konservuar etnopsikologjik serb, duhet kërkuar edhe te ndikimi absolut i Kishës Ortodokse serbe. E cila ka ndikim të jashtëzakonshëm, në mentalitetin dhe etnopsikologjinë kolektive serbe. Pushtimi i hapësirave vendimmarrëse nga ana e autokracisë dhe klerikalizmit ortodoks, është “këmbyer” me politikanbërësit e mëparshëm dhe të tanishëm serb (jemi dëshmitar të bekimit të rinjve serb gjatë pesë luftërave që i bëri Serbia, nga kleri serb dhe Kisha Ortodokse serbe)…

2. Dhe se tema rreth Kosovës është bërë tashmë një karrem tejet funksional dhe profitabil për politikanët serb, kur janë në pyetje zhvendosja e vëmendjes se publikut serb nga problemet reale; – ekonomike, ku Serbia përkundër “infuzioneve” (ekonomike kineze; ushtarake ruse) shtesë që kanë ardhur në dekadat e fundit nga Rusia dhe Kina, duket që është në krizë të thellë; – sociale, ku është evidente ikja e trurit nga rikthimi i autoritarizmit dhe kontrollit absolut të mediave dhe gjithë jetës sociopolitike nga ish ministri i ish regjimit të Milosheviqit, Presidentit aktual Aleksander Vuçiq.

3. Tani edhe në raportin e tensionuar aktual midis Serbisë dhe Kosovës, kemi skenarë pothuajse të njëjta… Bekimin e Kishës serbe për “dialogun” (lexo; negocimin e shpresuar për ta rikthyer ndikimin; politik, fetar e kulturor) Prishtinë -Beograd; Bekimin e Kishës serbe për aneksimin e pjesës veriore të Kosovës; Bekimin e Kishës serbe, për “mirëmbajtjen” e konfliktit si të ngrirë; Bekimin… e çdo gjëje që ka ngjyrim politik, fetar e kulturor serb. S’këndejmi dialogu (negocimi) në Bruksel, midis KM Albin Kurti dhe Presidenti serb Aleksandër Vuqiç, është një lloj folklori e ikonografie që vazhdon ta ushqesh detyrimisht; konformizmin, poltronizmin e amputuar në kulturën dhe etnopsikologjinë serbe. Vazhdimi deri në pafundësi i kinse dialogut Beograd-Prishtinë, vetëm e ridëshmon se serbët janë një popull që më shumë e dëshirojnë autokracinë se sa demokracinë…Andaj, bisedimet (lexo; negociatat) me Serbinë që po mbahen me vite në Bruksel (me iniciativë evropiane) pa një “bulduzher” diplomaci ala amerikane, është i kotë, i pa perspektivë dhe joproduktiv…

Go to TOP