SPAK merr në dorë dosjen për atentatin e Milotit, pistat ku po hetohet

Miloti u trondit mbrëmjen e 22 korrikut nga një atentat mafioz me një viktimë dhe një të plagosur. Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) do të marrë në dorë dosjen hetimore të atentatit të Milotit, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos rëndë Ylli Brahimi.

Një muaj pas atentatit SPAK ka marrë në dorë çështjen.

Prokuroria e Kurbinit e klasifikoi atë si një atentat të kryer nga një grup kriminal, ndërkohë dosja është tërhequr një javë më parë, dhe veprimet po kryhen nga prokurori i SPAK, Altin Dumani.

SPAK po heton të gjithë kundërshtarët e Ylli Brahimit që besohet se ishte shënjestër e atentatit. Sipas News24 bëhet fjalë për një grup të fuqishëm kriminal në zonën e Laçit dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur për prishje të pazareve në aktivitet e tyre kriminale kohëve të fundit.

Raportohet gjithashtu se ditët e fundit një grup i posaçëm i hetimit janë duke u zhvilluar kontrolle në disa baza në Fushë-Kuqe, Fushë Krujë , Durrësit dhe Vlorës, aty ku mendohet se Martinajt kishte njerëz që mund ta strehonin.

Go to TOP