Pajtohen dy familje në Pejë, Adem Grabovci: Shtrirja e dorës së pajtimit është akt kombëtar

Dy familje janë pajtuar gjatë ditës së sotme në Pejë.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Grabovci.

Përmes një njoftimi në Facebook, Grabovci ka bërë të ditur se familjet Muriqi dhe Feta nga Peja kanë shtrirë dorën e pajtimit.

Njoftimi i plotë:

Pajtohen familjet Muriqi dhe Feta nga Peja.

Respekt dhe falënderim pafund për të gjithë ata që shtrinë dorën e pajtimit. Në këto kohë të vështira, sikurse në çdo kohë të vështirë tjetër, shtrirja e dorës se pajtimit, është akt kombetar.

Vetëm kështu, të bashkuar, do i bëjmë ballë sfidave si shoqëri.

DoraEPajtimi

Go to TOP