Zjarri dëmton asetet elektroenergjetike në Klinë, disa fshatra mbeten pa energji elektrike

Një zjarr ka shpërthyer sot rreth mesditës në Komunën e Klinës. Ky zjarr, burimi i të cilit nuk dihet ende, ka dëmtuar edhe asetet elektroenergjetike.
Për pasojë, disa fshatra të kësaj komune, përkatësisht Drenoci, Poterqa, Dugujeva dhe Bokshiqi janë pa energji elektrike.

Lidhur me këtë situatë të krijuar, KEDS ka njoftuar se tashmë ekipet janë në vendngjarje, duke bërë maksimumin që linjat e dëmtuara të riparohen dhe konsumatorëve tu kthehet energjia elektrike.

“Lusim të gjithë të kenë kujdes dhe të mos ndezin zjarre, pasi ato po bëjnë dëme të mëdha edhe ne asetet elektroenergjetike, duke ndikuar direkt në furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike”,thuhet në njoftimin për media.

Go to TOP