Çitaku: Ambasadori amerikan na nxori nga gremina me fytyrë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur në lidhje me situatën e krijuar dy ditë më parë në veri të vendit.

Në “Info Magazinë” në Klan Kosova është shprehur se ambasadori amerikan na nxori nga gremina.

“Kosova nuk ka aleatë më të fuqishëm dhe më të besueshëm se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po e ripërsërisë e pamë edhe para dy netësh, ambasadori amerikan na nxori nga gremina dhe na nxori me fytyrë si vend”, tha ajo.

Tutje, Çitaku tha se shpreson që mesazhet e administratës amerikane të jenë kuptuar drejtë, përcjell Klankosova.tv.

“Unë shpresoj që bartësitë e institucioneve tona, edhe presidentja edhe kryeministri t’i kenë kuptuar drejtë, qartë dhe saktë mesazhet e administratës amerikane, shpresoj që të përfshihen përgjegjshëm dhe sinqerisht në dialog. Situata si kjo që pamë para dy ditësh, mund të përsëriten prapë dhe do të përsërite prapë deri në ditën kur ne nuk e kemi një marrëveshje gjithpërfshirëse me njohjen reciproke në qendër”, u shpreh tutje ajo.

Çitaku: Nuk bëhet shaka për çështjet e sigurisë kombëtare

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, ka folur për pezullimin për 30 ditë të vendimit të qeverisë për reciprocitet ndaj Serbisë për targat e automjeteve.

Çitaku tha në Info Magazine në Klan Kosova se nuk bëhet shaka me çështje të sigurisë kombëtare.

Ajo theksoi se ekzekutivi duhet të bëjë një fushatë më të mirë sensibilizuese edhe tek serbët në pjesën veriore.

“Po shpresoj që në këtë 30 ditësh, qeveria të tregojë seriozitet. Nuk bëhet shkaka me çështje të sigurisë kombëtare . Nuk testohen ujërat. Përfundoi si shaka. Nuk testohen ujërat me diçka që mund të prodhojë destabilizim. Qeveria duhet të tregohet serioze, e përgjegjshme, të tregojë pjekuri politike” – tha Çitaku.

“Qeveria duhet të bëjë një fushatë më të mirë sensibilizuese edhe tek serbët në pjesën veriore por edhe me partnerët ndërkombëtar”- theksoi ajo.

Go to TOP