Krasniqi: KEK e ka importuar energjinë në dhjetor më lirë se KESCO në janar

Kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës Nagip Krasniqi, ka folur rreth çmimit të importimit të energjisë elektrike.

Krasniqi tha në Info Magazine në Klan Kosova se KEK e ka importuar energjinë elektrike më lirë në dhjetor se në janar.

“Ne kemi bërë importimin e energjisë elektrike në periudhën dhjetor dhe në fillim të janarit dhe çmimi ka qenë më i lirë në total sesa çmimi që e ka importuar KESCO në janar. Mirëpo çmimet kanë më të ulëta në berzë kanë qenë më të ulëta në dhjetor se në janar. Është e vërtetë që ne në dhjetor kemi importuar më lirë”, tha Krasniqi.

Ai theksoi se komentet rreth kësaj çështje duhet t’i japin ekspertët që e njohin fushën e energjisë dhe jo ata që nuk i takojnë këtij profesioni.

“Tash është lehtë të komentohet nga prizmi i dikujt i cili nuk është në profesion dhe në mënyrë sipërfaqësore komentet e tyre mund të duken logjike. Por, unë besoj se këto komente mund të bëhen nga ekspertët”, tha Krasniqi.

Go to TOP