Ku është Xhelal Sveçla?

Ka disa orë që raportohet për tensione të situatës në veri të Kosovës.
Serbët kanë bllokuar qarkullimin në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak, duke vendosur kamionë të shumtë.

Gjithçka nisi pasi në qendër të veriut të Mitrovicës filluan të dëgjohen sirenat e alarmit.

Ky alarm sipas serbëve do të thotë “grumbullim”i tyre në qendër të veriut.

Duke mos përfunduar me kaq, në veri të vendit është dashur të vendosen njësi të shumtë të Policisë së Kosovës dhe të KFOR-it, për të monitoruar nga afër situatën e sigurisë.

Por pavarësisht se deklarime pati nga KFOR-i, asnjë fjalë nuk u tha ende nga i pari i Sigurisë në Kosovë, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.


Edhe pse Sveçla në shumë raste është parë të vizitojë veriun, bashkë me policë të shumtë sonte ai nuk është parë e as dëgjuar fare.

Qytetarët në veri të Kosovës thuhet të jetë tejet të shqetësuar për situatën, e të njëjtëve iu është ndaluar edhe qarkullimi mbi urën e Ibrit.

Shumë mërgimtarë kanë mbetur të bllokuar në pikat kufitare, teksa nga Policia e Kosovës u porositën që të përdorin rrugët tjera alternative.

Kësisoj ,teksa situata në veri duket se nuk është aspak e qetë,ministri Sveçla nuk e ka thënë ende asnjë fjalë se çfarë saktësisht po ndodhë me sigurinë në vend.

Go to TOP