Pas të nxehtit përvëlues, Kosova përfshihet nga stuhi shiu e breshëri 

Edhe pse ditëve të fundit në Kosovë ka mbizotëruar një vale e nxehtë me temperatura të larta, sot disa qytete janë përfshirë nga një stuhi shiu dhe breshëri.
Megjithatë ky mot me stuhi shiu, ashtu siç është paralajmëruar nuk parashikohet të zgjasë gjatë.

Pavarësisht kësaj, në rrjetet sociale janë shpërndarë video se si stuhia e shiut ka goditur vende të ndryshme të Kosovës.

Një prej këtyre vendeve është qyteti i Kaçanikut, qytet në të cilin siç shihet nga video, mbizotëron një mot me të reshura të dendura të shiut dhe breshëri.

Go to TOP