Bordi i NPB-së e shkarkon Hajdar Hoxhajn, ky e quan vendimin të paligjshëm

Bordi i përkohshëm i drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Banesore ka marrë vendim për shkarkimin e Hajdar Hoxhajt nga pozita e kryeshefit të kësaj ndërmarrje.

Këtë vendim Hoxhaj e ka vlerësuar të kundërligjshëm dhe politik dhe se të drejtën e tij do ta kërkojë në institucionet përgjegjëse.

Ndërkohë në kuvendin komunal të Prishtinës, grupi i Lëvizjes Vetëvendosje propozoi që të diskutohet situata aktuale e kësaj ndërmarrje, por në mungesë votash ky propozim nuk kaloi.

Gjatë një interviste për RTK-në, këtë vendim ai e ka quajtur politik dhe të kundërligjshëm. “Konsideroj që ky vendim është i antiligjshëm. Nuk ka bazë ligjore, është i padrejtë në raport me mua dhe të drejtat e mia do t’I kërkoj në institucionet përgjegjëse, në konsultime edhe me avokatin. Gjykata do ta konfirmoj nëse vendimi ka baza ligjore por në bazë të përvojës sime ky vendim nuk ka arsyeshmëri, por megjithatë mbetet të shihet nga organet e drejtësisë”, ka theksuar Hoxhaj.

Ndërkohë në pozitën e ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes publike banesore është emëruar Bashkim Beha.

Ndërsa në Kuvendin komunal të Prishtinës, grupi i Lëvizjes Vetëvendosje propozoi që të diskutohet situata aktuale e kësaj ndërmarrje, por një propozim i tillë nuk mori votat e mjaftueshme.

Javën e kaluar Policia kishte kryer bastisje në Ndërmarrjen Publike Banesore për të marrë dokumente që ndërlidhen me projektin e dyshimtë afaristo-banesor të NPB-së, që kap shifrën e 120 milionë eurove.

Por, këtë bastisje kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, e ka quajtur të kundërligjshme pasi që sipas tij për një orë gjatë këtij aksioni janë fikur kamerat e sigurisë dhe i është ndaluar qarkullimi i stafit në dy kate të ndërtesës.

Ndërsa Lëvzija Vetëvendosje e ka mirëpritur fillimin e hetimeve dhe sipas tyre ka shkelje ligjore në procedurat e dhënies në shfrytëzim të pronës tek investuesit privat.

Go to TOP