Kosova dhe Luksemburgu sot do të nënshkruajnë dy marrëveshje

Sot Kosova dhe Luksemburgu sot do të nënshkruajë dy marrëveshje të rëndësishme.

“Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi së bashku me Ministrin për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Çështje Humanitare, njëherit Ministër i Ekonomisë i Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Franz Fayot, do të nënshkruajë dy marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut: Marrëveshjen dypalëshe për Bashkëpunimin për Zhvillim dhe Memorandumin e Mirëkuptimit për Zbatimin e Marrëveshjes”, njouhet në njoftimin e qeverisë së Kosovës.

Pas nënshkrimit do të ketë konferencë të përbashkët për media.

Go to TOP