Rita Ora do të performojë në Tiranë më 6 shtator
Këngëtarja e njohur kosovare, Rita Ora, do të performojë në sheshin Skenderbej të Tiranës më 6 shtator, për të festuar vitin e Tiranës – Kryeqyteti Europian i Rinisë.
“Jam shumë e emocionuar dhe e nderuar që rikthehem në Tiranën time të dashur. Erion Veliaj më ftoi të performoj në një koncert, falas”, ka shkruar këngëtarja me famë botërore në një postim në Facebook.
