Çelen negociatat, Rama: S’më besohet, BE fati ynë! Evropa e bën Ballkanin më të mirë

Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalën e tij në konferencën e parë ndërqeveritare me BE në Bruksel. “Nuk më besohet qe kjo po ndodh”, tha Rama duke iu referuar çeljes zyrtarisht të negociatave. Rama tha se Bashkimi Evropian është zgjedhja e lirë e shqiptarëve dhe të gjithë në Shqipëri bien dakord se është fati ynë.

Nuk më besohet se kjo po ndodh megjithatë të hiqnim dorë nuk na ka shkuar në mendje. Në Shqipëri nuk jemi dakord për gjithçka por ka një besim që i mbijeton të gjitha marrëveshja. Nuk ka rrugë tjetër përveç BE. Është fati ynë. Në zgjodhëm ti japim gjithçka Evropës sepse besojmë. Ne besojmë në këtë hapësirë paqeje dhe lirije, që frymëzon një menysë tjetër të menduari. Evropa me vlerat dhe parimet e saj është ajo që bën të mundur një Ballkan tjetër, një Ballkan të Hapur drejt prosperitet”, tha Rama.

Kryeministri foli në lidhje me rrugëtimin e vendit drejt BE-së dhe sfidat me të cilat jemi përballur në këto vite.

‘Ne dimë se ajo që kemi arritur deri tani është fundi i fillimit. Të gjithë e dinë që rruga jonë nuk ka qenë e lehtë, ka qenë një sagë mes punës së palodhur, premtimeve të pambajtur dhe rinisjeve të mundimshme, si në mitin e Sizifit. Por ne nuk e kemi humbur besimin tonë edhe kur u përballëm me shuplakën në fytyrë. Në ato pak vite të tmerrshme që lamë pas zinxhiri i anëtarësimit u zhvillua nga disa ngjarje të tjera që penguan integrimin në BE. Ne ja dolëm të dëshmojmë se ishim më të mirë dhe më të fortë seç mund të ishim edhe ne. Bëhet fjalë për të ardhme europiane. BE ka qenë diçka më tepër të vendin tonë. Integrimi i Shqipërisë ne BE është për jetë a vdekje. Ne i vazhduam reformat tona edhe me më shumë këmbngulje. Jemi vendi më i avancuar në rajon për sistemin e drejtësisë.’- tha Rama.

Go to TOP