Historiku/ Negociatat, Rama i mbylli, Linda i hapi!
Ky që bllokoi 3 vjet statusin e vendit kandidat për kryetarin e Qarkut të Fierit, tani bën moralin e bllokimit për çështje që, siç u pa, kishin nevojë për një marrëveshje.
Tani do ndahemi nga Maqedonia. Me fillimin e negociatave, kapitujt diskutohen në bazë të specifikave të çdo vendi.
Në këtë proces nuk ia ve dot fajin, as Holandës, as Francës, as Bullgarisë.
Në këtë proces nuk gënjen dot shqiptarët me Këshillim Kombëtar për t’u ndarë nga Maqedonia e Veriut.
Nëse do mbetemi mbrapa, nuk thotë dot më as ‘fajin e ka Saliu’.
Pas një viti do kuptohet se kush e ka fajin, për 8 vjet bllokim dhe për ecurinë në vazhdim.
Ka dy çështje që mbeten pezull gjithsesi: Meqë pyeti Vuçiç për Samitin e Qershorit, çfarë mendon presidenti i Serbisë sot?
E dyta, tani që hapen negociatat, çfarë ndodh me Amnistinë Fiskale dhe legalizimin e hashashit?
Ndërkohë sot ka falenderuar Lindën e tij (jo atë të Kuvendit) për hapjen e negociatave.
Mjafton të lexoni sa herë ka festuar për hapjen, sa herë ka mallkuar për mbylljen dhe se si sot falenderon Lindën, e kuptoni se kë kemi në krye të qeverisë prej 8 vitesh.
Njeriun që e ktheu këtë vend në hambat të hashashit, vendin kryesor të tranzitit të drogërave të forta nga Amerika Latine në Europë, njeriun që prej një muaji po përpëlitet në luftë me Europën për të legalizuar dhe amnistuar këto para.
Sipas Ramës, “Edi i mbylli, Linda i hapi”!

