Berisha: Protesta do të jetë e fuqishme
Protesta do të jeetë e fuqishme. Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas zbriti nga banesa e tij, për t’iu drejtuar më pas selisë blu.
Berisha nuk iu përgjigj pyetjes pasi ambasadorja amerikane, Yuri Kim kishte kërkuar që protesta të ishte paqësore.
Sot në orën 19:00 do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” protesta e opozitës e thirrur nga Sali Berisha. Mësohet se Partia Demokratike ka kërkuar 2 orë leje në policinë e Tiranës, shkruan euronews.al.
Mbi 10 mijë efektivë të policisë do të jenë të angazhuar në terren mes të cilëve forca të rendit, të Ndërhyrjes së Shpejtë, repartit Shqiponja dhe punonjës të Gardës.
Sali Berisha arrin në seli, pritet me ovacione nga protestuesit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka arritur në selinë e partisë, ku është pritur me ovacione nga protestuesit.
Berisha nuk ka dhënë deklaratë për mediet, por ka përshëndetur protestuesit.
“O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”. Kjo ishte thirrja e protestuesve, teksa Sali Berisha u fut në seli.
Sot, në orën 19:00, do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” protesta e opozitës, e thirrur nga Sali Berisha. Mësohet se Partia Demokratike ka kërkuar 2 orë leje në policinë e Tiranës.
Mbi 1000 pjesëtarë të policisë do të jenë të angazhuar në terren, mes të cilëve forca të rendit, të ndërhyrjes së shpejtë, repartit “Shqiponja” dhe punonjës të gardës. /Euronews Albania/
