Çitaku: Turp të qoftë Nuredin Lushtaku

Pas dyshimeve se ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku, u përfshi në përleshje me dy policë të cilët mbetën të plagosur, ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Ajo iu drejtua Lushtakut me fjalët “trup të qoftë Nuredin Lushtaku”.

Çitaku tutje tha se ta sulmosh Policinë e Kosovës duhet të jetë e papranueshme në çdo rrethanë.

“Shpresoj që institucionet të reagojnë në zbatim të ligjit. Banditizmat e tilla nuk duhet të normalizohen. Askush mbi ligjin. Pikë”, është shprehur Çitaku.

Go to TOP