Rastet me COVID-19 në Shqipëri janë dhjetëfishuar në dy javët e fundit
Mjekja familjare, Diana Hysi, prej më shumë se dy vitesh ka trajtuar pacientë të prekur nga coronavirusi në Qendrën shëndetësore Nr. 1 në Tiranë. Në eksperiencën e saj, ka ndjekur të gjithë variantet e këtij infeksioni, dhe ndan me ABC këtë përvojë.
Ajo thotë se Covid ka pësuar ndryshime. Tek pacientët e saj ka vënë re që ky infeksion bëhet ngjitës vetëm nëse shfaqet një simptomë, kryesisht temperatura. Më parë edhe të sëmurët asimptomatik mund ta transmetonin.
https://dac3c42d0cdaed3ef1bd3d7ce7d61a31.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html Ka më shumë se dy javë që në Qendrat shëndetësore rastet pozitive me Covid janë 10 fishuar.
Kjo valë e re e Covid po i gjen mjekët përballë një tjetër vështirësie. Pacientët vijnë të vizitohen pa mbajtur maske, duke i vendosur në rrezik. Krahas kësaj hasen edhe me kundërshtitë e tyre për të bërë tamponin.
Mjekët apelojnë që në momentet e para që qytetarët të vënë re ndonjë simptomë, duhet të vendosin maskë. Edhe nëse nuk dëshirojnë të bëjnë tampon, të paktën të shmangin kontaktet me persona të tjerë. /abcnews.al/
