QKMF në Junik i shtohen edhe 4 mjekë

Përmes konkursit publik, në një procedurë të rregullt, transparente dhe meritokratike, janë rekrutuar edhe katër mjekë të përgjithshëm në QKMF “Dr. Ali Hoxha” në Junik.

Kryetari i kësaj komune Ruzhdi Shehu duke i uruar mjekëve të përzgjedhur dhe qytetarëve të kësaj komune, tha se me rastin e zgjerimit të shërbimeve shëndetësore, janë në rrugë të mbarë që në të ardhmen e afërt të fillojmë me shërbimet mjekësore 24/7, që ka qenë një nga premtimet e tij elektorale.

Go to TOP